Spanjë/ Goditet rrjeti i trafikut të drogës që drejtohej nga dy shqiptarë, sekuestrohen 4 mijë bimë marijuanë

Një tjetër goditje për trafikun e drogës.

Policia Kombëtare e Paternës ka arrestuar nëntë anëtarë të një grupi kriminal që kultivonte lëndë narkotike në shtëpitë që merrnin me qira në provincën e Valencias.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se në kuadër të këtij opoercioni janë sekuestruar afro 4000 bimë marijuanë dhe një numër i  madh pajisjesh që trafikantët përdornin për të përshpejtuar kultivimin.

Pas një hetimi të mundimshëm nga Njësia për Drogën dhe Krimin e Organizuar (Udyco) të Policisë Kombëtare të Paternës, agjentët regjistruan tetë shtëpi në l’Eliana, San Antonio de Benagéber dhe Paterna.

Grupi kriminal përbëhej nga shqiptare dhe serbe

Mësohet se krerët e badës ishin dy shqiptarë të cilët mbanin punonjës në këto banesa, ku ishte linda narkotike.

Të arrestuarit akuzohen për krime kundër shëndetit publik, anëtarësim në grup kriminal dhe abuzim me energjinë elektrike, raporton Lasprovincias.