Ursula von der Leyen shkon në Hungari, do takohen me Orban për energjinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 17:18
Presidentja e Komisionit Evropian do të vizitojë sot Hungarinë, sipas një postimi të Kryepërfaqësuesit të Komisionit, Eric Mammer, në Twitter.
“Presidentja Ursula Von der Leyen po udhëton për në Hungari këtë pasdite për t'u takuar me kryeministrin Victor Orban. Ata do të diskutojnë çështje që lidhen me sigurinë evropiane në furnizimin me energji," tha Mammer.
