SHBA pritet të miratojë paketën shtesë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2022, 08:40
SHBA pritet të miratojë një paketë shtesë prej 39.8 miliardë dollarësh për Ukrainën.
The Guardian raporton se Dhoma e Përfaqësuesve mund të miratojë paketën, e cila tejkalon kërkesën e presidentit Joe Biden muajin e kaluar për 33 miliardë dollarë.
Biden më 28 prill i kërkoi Kongresit miratimin e 33 miliardë dollarëve për të mbështetur Ukrainën, duke përfshirë më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake.
Propozimi i ri përfshin 3.4 miliardë dollarë shtesë ndihmë ushtarake dhe 3.4 miliardë dollarë ndihmë humanitare, sipas burimeve.
