Intensifikohen sulmet ruse në Ukrainë

Përveç lindjes, forcat ruse kanë bombarduar edhe qytetin port në jug të Ukrainës, Odesa.

Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan se në Odesa, si pasojë e sulmeve ajrore të Moskës, vranë një person dhe lanë të plagosur 5 të tjerë pasi shtatë raketa goditën një qendër tregtare dhe një depo.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Edhe pse presidenti Putin në fjalimin e tij në Ditën e Fitores nuk njoftoi përshkallëzime të reja, bombardimet në Odesa erdhën pas fjalimit të liderit rus.

Në orët e para të së martës është raportuar se janë dëgjuar sirena për sulme ajrore edhe në rajonet lindore të Ukrainës përfshirë Lluganskun në Donbas, Karkivin dhe Dnieprin.

Moska po ashtu ka rinisur sulme ndaj fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, ku luftëtarët ukrainas po vijojnë rezistencën pas evakuimit të civilëve.

Nga Bashkia e Mariupolit pretenduan se rusët po tentonin të shkatërronin një urë të përdorur për evakuime, në mënyrë që të lënë të bllokuar luftëtarët ukrainas në uzinën e çelikut.

Mariupoli gjendet në mes të Gadishullit të Krimesë që Moska e aneksoi më 2014 dhe pjesëve lindore të Ukrainës, që janë në nën kontrollin e separatistëve pro-rusë. Marrja e kontrollit të këtij qyteti do t’i mundësonte Moskës që të krijonte një korridor tokësor mes këtyre dy zonave.