Banorët përleshen me policinë, kundërshtojnë arrestimin udhëheqësit të adhuruesve të kufomave
Policia në veri-lindje të Tajlandës ka arrestuar një njeri të vetëshpallur të shenjtë, pasuesit e të cilit dyshohet se adhuronin kufomat dhe konsumonin lëngje trupore si një kurë për sëmundje.
Ndërsa oficerët bastisën shtëpinë me kashtë të Thawee Nanra, 75 vjeç përkrahësit e tij bërtisnin dhe u përleshën me policinë.
Oficerët thanë se kishin gjetur 11 kufoma. Mediat lokale kanë raportuar se mund të jenë trupa të personave të cilët e ndiqnin dhe besonin në shenjtërinë e tij.
Guvernatori i provincës, Kraisorn Kongchalad, tha se Thawee kishte një numër të madh njerëzish të cilët e ndiqnin dhe besonin tek ai. Besimtarët u thanë autoriteteve se urina dhe gëlbaza e drejtuesit (Thawee) shëronin sëmundjet.
Kraisorn tha se ishte tronditur kur zbuloi se praktika të tilla vazhdonin ende në kohët moderne.
Popullsia e Tajlandës është dërrmuese budiste, por shumë njerëz kanë besime jashtë fesë, disa prej të cilave përfshijnë adhurimin e shpirtrave vendas dhe frikën nga fantazmat.
Autoritetet besojnë se grupi kishte ekzistuar për më shumë se katër vjet pa e vënë re askush për shkak të vendndodhjes së largët të shtëpisë së dejtuesit të tyre.
Thawee fillimisht u akuzua për shkeljen e një zone pyjore, shtëpia e tij thuhej se ishte në tokë publike, dhe mbajtjen e tubimeve të paligjshme të ndaluara sipas ligjeve të kontrollit të sëmundjeve që janë përdorur në dy vitet e fundit për të frenuar përhapjen e Covid-19./ The guardian/