Prag tragjedie në Lezhë. Kamionit i bien tullat në trotuar, shoferi nuk denjon as të ndalojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 18:23
Në aksin që lidh rrugën e Kallmetit me qendrën e qytetit të Lezhës një kamioni i kanë rënë tullat teksa po i transportonte.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.
Fatmirësisht nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar pasi në momentin e rënies së tullave nuk ka pasur persona që po lëviznin në atë segment rrugor.
Ndërkohë drejtuesi i kamionit pavarësisht incidentit është larguar duke lënë dhe rrugën të bllokuar.

