Bardhi i përgjigjet Rithemelimit: Deputetët do pyeten për Presidentin por jo xhelozët që nuk u bënë dot
Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me akuzat e Rithemelimit për zgjedhjen e Presidentit. Në një deklaratë për mediat ai thotë se nuk mund të ketë dy standarde në gjykim.
Bardhi thekson se kriteret mund të diskutohen por nënvizon se Presidentin duhet ta propozojë opozita dhe në këtë pikë do të insistojnë.
Gazment Bardhi: Kur ne kërkojmë që opozita të propozojë Presidentin jemi ne të shitur.Kur Rithemelimi kërkon që opozita të propozojë Presidentin janë opozitë. Sigurisht që deputetët do marrin pjesë në proces, jo disa që s'janë bërë deputetë dhe nga xhelozia thonë që Presidentin e propozojnë kk.
Nëse ka kërkesa që të jetë nga politika, atëherë PS do thotë nëse duhet nga politika përse duhet filani nga PD dhe jo nga PS. Kriteret janë parimore dhe ndërtojnë një figurë Presidenti dinjitoz. Por nëse pranohet kriteri për të qenë në politikë e pranojmë.
Kriteret mund të diskutohen por një gjë është që ne kërkojmë ta propozojë opozita dhe këtu duhet të qëndrojmë. Ne kemi menduar të jemi korrekt për ti dhënë vendit President dinjitoz.
