Alibeaj: Do të jemi pjesë e procesit në 3 raunde, kusht i pangociueshëm një president anti-komunist

Në një dalje për mediet, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se u ra dakord nga deputetët që PD duhet të jetë pjesë e procesit për zgjedhjen e procesit.

Ai tha se deputetët e pranishëm në këtë mbledhje ranë dakord për një pikë të panegociueshme, që është ajo e një presidenti anti-komunist.

Alibeaj: Ramë dakord për pak gjëra, por shumë të rëndësishme, të marrim pjesë në proces për të hequr gjurmën e së shkuarës që i shmangeshim provave elektorale dhe që jemi bërë pishman. Hoqëm dorë nga mandatet dhe nuk kemi marrë pjesë  reforma. Prandaj është detyrim i çdo deputeti për tu përballur me sfidat. Në raundin 5 presidenti zgjidhet me 71 vota.

Prandaj vendosëm që të marrim pjesë substancialisht në 3 raundet e para që të kumbojë zëri i opozitës. Ndjej një kënaqësi për të gjithë ata që ishin aty, kanë një kusht të pangociueshëm; presidenti i republikës që do të duhet të zgjidhet qëndron në faktin se duhet të jetë një anti-komunist. Ky vend pas 30 vitesh hipokrizie dhe nëpërkëmbe do të duhet së pari të japë një shenjë simbolike që një president ta kemi një anti-komunist. Duket se kjo çështja ka turbulluar shumë mendje këto kohë.