Sa të rrezikshëm janë përdoruesit e drogës në timon? Eksperti jua tregon
Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe ishte i ftuar në ORA TV me gazetaren Besmira Pelushaj për të folur për sigurinë rrugore.
Sulçe foli mbi rrezikshmërinë që kanë drejtuesit e mjeteve të cilët përdorin lëndë narkotike. Ai tha se përdoruesit e lëndëve narkotike janë shumë të rrezikshëm.
Artur Sulçe: Janë shumë të rrezikshëm. Për shembull në qoftë se alkoolin për 40 minuta trupi i njeriut nëpërmjet djersës, nëpërmjet mëlçisë, nëpërmjet të folurës, nëpërmjet pështymës nxjerr 1% të sasisë së alkoolit dhe e asimilon. Lëndët narkotike psikotrope e kanë 5, 6 deri në 8 orë në funksion të lloit të lëndës. Të mos harrojmë një diçka të thjeshtë, që para 4 a 5 vjetësh Shqipëria ka pasur rreth 2.5 % përdorues të lëndëve psikotrope të forta siç është kokaina.
Duke venë në pah faktin që vitet e fundit ka pasur lulëzim të kanabis në vend Sulçe tha se kjo problematikë është shumë e madhe.
Artur Sulçe: Shqipëria ka që në kohën e Simir Tahirit e mbrapa që ka lulëzuar me kanabis. Atëherë sa veta janë përfshirë në këtë proces? Është një problematikë shumë e madhe që nuk e dimë kur do të zgjidhet. Shqiptarët kërkojnë ta legalizojnë këtë gjë. Si mund ta legalizosh këtë kur nuk zbatohet as ligji as rregulli as asgjë.
