Artisti i madh në luftë me vdekjen, shteti asnjë përpjekje për ta shpëtuar

Moderatori i "Drejt" në RTV Ora dhe ish-deputeti, Luan Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook ka apeluar për të ndihmuar kompozitorin Limos Dizdari.

Limos Dizdari, prej ditësh po lufton me vdekjen i shtruar në një nga pavionët e spitalit të Durrësit, shkruan Rama.

Sipas Ramës  përkushtimi profesional i mjekëve të spitalit të Durrësit po e mban në jetë në luftë me vdekjen por kjo nuk mjafton.

Sipas tij shteti ka detyrimin të dëshmojë përkujdesjen maksimale e t’i bëhet krah Limos Dizdarit dhe familjes së tij në këtë betejë të jetës me vdekjen.

"Edhe pse Limos Dizdari nuk është “Nderi i Kombit”, ndëkohë që këtë nderim të lartë shtetëror e kanë marrë edhe “artistë” tallavaje e mejhanesh pa asnjë kontribut, e madje edhe organizata kriminale, shteti ka detyrimin të dëshmojë përkujdesjen maksimale e t’i bëhet krah Limos Dizdarit dhe familjes së tij në këtë betejë të jetës me vdekjen, sepse vepra e tij është pasuri e vyer e artit dhe kulturës së kombit. Limos Dizdari ka nevojë për ndihmë, ke nevojë për mbështetje, ka nevojë për solidaritet njerëzor dhe shtetëror", shkruan Rama.