Alibeaj: Drafti për presidentin nuk është final, do të diskutohet e shtohet edhe me aleatët
Në një dalje për mediet, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se opozita ka legjitimitetin e saj për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Ai tha se grupi dhe deputetët nuk e konsiderojnë final draftin për presidentin, por që mund të shtohet dhe përmirësohet, që ta shohin edhe të gjithë kolegët e tjerë të PD-së
Alibeaj: Opozita ka legjitimitetin e saj për të marrë pjesë në proces dhe të propozojë figura që nuk kanë qenë pjesë e diktaturës. Po ashtu dekriminalizimit është një vlerë tjetër që duhet të mbajë kandidati, së bashku me integritetin.
Grupi, deputetët menduan së bashku me mua, duke mos e konsideruar final këtë draft, por që mund të shtohet dhe përmirësohet, që ta shohin edhe të gjithë kolegët e tjerë të PD-së, edhe me aleatët. Ky të jetë një proces konsultimi sa më i gjerë për një qëndrim final tonin. Nesër nuk ka për të pasur negociata, por do të jetë konferenca e kryetarëve të grupeve në kuvend.
