Presidenti, Boçi: Tentativa e Alibeajt për të legjitimuar procesin tallës të Ramës duke futur me zor në lojë grupin parlamentar s'mund të vazhdojë

Deputeti, Luçiano Boçi, deklaron se Presidenti nuk mund të jetë produkt farse.

Në një postim në facebook ai shkruan se tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë.

Sipas tij, çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut.

Boçi thotë se oolitikisht proçesin e orienton Këshilli Kombëtar dhe grupin e negociatave e përcakton Komisioni i Rithemelimit.

"Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ".

Boçi thekson se kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarte e parime e as për procedurë.

"Ato janë thjesht manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e radhës".