Mbledhja me 22 deputetë, Alibeaj: Nuk është çështje numrash, por një president të shqiptarëve
Në një dalje për mediet, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se nesër do të shkojë në konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare.
Ndërsa në raport me mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, ai tha se nuk është çështje numrash, por për një president të shqiptarëve.
Alibeaj: Nesër shkoj në konferencën e Kryetarëve së bashku me Gjekmarkajn, zonjën Duma, Mediun dhe zonjën Mesila Doda. Është dhe zonja Tabaku që për momentin nuk ndodhet këtu. Në mbledhjen e kaluar në këtë seli secili nga deputetët, artikuloi të gjitha kërkesat e veta se si e imagjinon ai figurën e presidentit. Unë mendoj që do duhet të jetë proces i mirë-informuar për këdo. Radhën e kaluar ju thashë unë e kam si kërkesë që ta propozojë opozita.
Po qe për numrat ne e dimë. Ne po flasim për një president që nuk duhet të jetë u pallatit parlamentar, por një president të shqiptarëve. Duhet të jetë një figurë mbi palët. Sot 22 dhe ky draft do tu kalohet edhe deputetëve që nuk e patën të mundur të jenë fizikisht, do t’u jepet të gjithëve.

