Ku t’i kaloni fundjavat në Tiranë?/Ja cilat janë sugjerimet më të mira!

Ku t’i kalojmë fundjavat, që të përqafojmë artin dhe kulturën? Tirana ëshhtë “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, kështu është i tejmbushur me aktivitete. Nga teatrot, Muzeu Kombëtar, Bunkart, Biblioteka Kombëtare dhe ekspozita të ndryshme, ka gjithçka për të parë e prekur art e kulturë në Tiranë.

Të ftuara në “Jeto me Orën” në Rtv Ora, gazetaret e kulturës Magda Alla e Jetona Koçibelli, regjisorja Alma Hoti dhe aktorja Klodi Kadillari ndanë me të gjithë aktivitetet që pasqyron qyteti.

Alla: Fundjavat kanë shumë aktivitete. Në të gjitha teatrot. Sot, nesër dhe pasnesër kemi tragji-komendinë “Jashtë bie borë”. Në tratrin e Kukullave, ka në teatrit Eksperimental gjithashtu shfaqje.

Hoti: Në Tiranë ka filluar në mënyrë intensive jeta kulturore. Në sheshin “Skënderbej” kemi “Spring festival” ku ftoj të rinjtë të bashkohen.

Kadillari: Maji është “të lexojmë shqip”. Do sugjeroja të marrin ndjenjat e autorëve shqiptarë, të poezisë . Një aktivitet është frekuentimii Bibliotekës Kombëtare. Vizitë në Bunkart, të cilën e rekomandoj.

Koçibelli: Arti pamor është me rëndësi. Vihet në dukje mungesa e ekspozitave për artistët.Ka hapësira të tjera si Muzeu Kombëtar, apo salla e Arteve të Bukura, Qendra për Hapje dhe Dialog në kryeministri.Tirana është qytet me energji të mirë.

Alla: Mbrëmë ka qenë koncerti i Olen Çezarit, priten dhe festivale të tjera në vazhdim.

Hoti: Është hapur bienalja e akuarelit, me artistë nga e gjithë bota.Fëmijët në fakt janë më elastikë se të tjerët, për ta është bërë goxha, por duhet të bëhet shumë më tepër.

Alla: “Southoutdoor festival” ishte festival në të cilin e gjenin veten të gjithë.

Koçibelli:Tiranës i mungojnë filmat klasikë, Oscar, autor, një kinema me këto filma do të ishte vlerë e shtuar për të.