Vasili: 10 arsye pse narkoekonomia oligarkike e Rames është përgjegjëse për krizën e thellë ekonomike

Deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas nismës së marrë nga kryeministri Edi Rama për revolucionin digjital për bankat e nivelit të dytë ku sipas kreut të qeverisë, synohet lehtësimi i vonesave në shërbime.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Vasili ka thënë se  problemi i krizës së thellë ekomomike është narkoekonomia oligarkike e Rames.

"Rama, si gjithmonë përgjegjësinë e tij direkte dhe shumë të rëndë për krizën e thellë ekonomike  kërkon t'jua lërë në derë bankave", shkruan ai.

Sipas Vasilit  dhjetë arsyet pse nuk janë Bankat problemi,  por sipas tij narkoekonomia oligarkike e Ramës janë:  

Për shkatërrimin dhe klimën asfiksuese të bisnesit si në asnjë vend të rajonit e meëgjerë.

Për Korrupsionin e pandalshëm dhe në çdo qelizë të administrateës rilindase, që e ka bërë Shqipërinë vendin e dytë në botë për korrupsion.

Për sundimin e oligarkëve dhe monopolet që kanë krijuar duke vrarë konkurencën e lirë dhe frymëmarrjen e bisnesit.

Për arsye se Oligarkë dhe trafikantë urdherojnë Ligjet e bëra me porosi dhe të votuara nga Rama dhe Rilindja, për llogari të tyre.

Bisnesmenët shqiptarë për shkak të Ramës transferojnë kapitalet dhe detyrohen të investojnë jashtëShqiperisë sepse andej gjejnë kushte normale, që në Shqipëri janë asgjesuar nga Rama dhe rilindja.

Për shkak së tenderat, koncesionet deri edhe te çmimet e naftës, vajit dhe bukës i ndan pazari i Ramës me oligarkët dhe jo trasparenca fiscale.

Për shkak se mbreterimi i parasës së pisët , që e mban Shqipërinë në listën e zezë të Moneyval dhe që vret bisnesin e ndershëm duke e falimentuar dhe larguar nga vendi.

Narkotrafikantet e shndërruar në bidnesmenë rrëmbejne tendera punesh publike, rrëmbejnë gjoja investime strategjike, rrëmbejnë prona shtetërore e private.

Borxhi publik i tmerrshëm dhe shkatërrimtar per ekonominë, që nuk realizon asnjë lloj zhvillimi, por financon korrupsionin dhe përfundon në xhepat e qeverisë dhe oligarkëve klientë të saj.

Qeveria edhe nëe kushtet e rënda të Pandemisë nuk i dha asnjë mbeshtetje bisnesit, sic bënë të gjithë vendet e rajonit, por u lumturua me falimentimin masiv të tij sepse kjo u leverdiste oligarkëve të dashur të saj.