Partia Demokratike nis "stinën e protestave", nesër tubime para komisariateve dhe Kryeministrisë

Me konstituimin e Këshillit Kombëtar dhe zgjedhjen e kryetarit të tij, Partia Demokratike nis zyrtarisht "stinën e protestave".

Lajmin e dha kryetari i rizgjedhur i Këshillit Edi Paloka.

Paloka: Nesër në gjithë Shqipërinë me organizimin e PD do të ketë një protestë të heshtur para gjithë komisariateve në rrethe për aktin e rëndë që ka ndodhur ku një i ri u gjet i vdekur në qelinë e komisariatit të Kavajës dhe pavarësisht se cili është fakti dhe e vëretta që do të dalë nga hetimi ky është një akt i rëndë që bën përgjegjës këtë qeveri, policinë e shtetit dhe nuk është akti i vetëm. Nesër në orën 8 para gjithë komisariateve në gjithë rrethet e Shqipërisë, ndërsa në Tiranë para Kryeministrisë, do të ketë një protestë të heshtur të anëtarëve dhe të rinjve të PD. Do të ndizen qirinj para këtyre institucioneve.