Komentet negative? Reperja: Jam ekstravagante! Duan këngë folklorike por nuk dorëzohem
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2022, 20:16
Këngëtarja pa tabu Manjola Saramati, ka sjellë në treg këngën “Mjaltë”, teksa në studion e “Jeto me Orën”, në RTV Ora, ajo tha se e ka kuptuar që e do muzikën që kur ishte vetëm 7-vjeçe ndërsa theksoi se ka komente negative por ajo e di shumë mirë çfarë do.
“Nuk kam pasur komente të mira sepse jam ekstravagante, dëshirojnë këngë më folklorike. Kam shkuar me autobus për të xhiruar këngën, aty e kuptoi im atë sa shumë e dua muzikën. Kam studiuar për psikologji.Muzikën e kam të përzier, baladat i pëlqej shumë. Që prej moshës 7-vjeçare kam parë postera të papërshtatshme për veten dhe nuk jam dorëzuar, kam thënë “do ia dal”. Projekti i ri do të jetë stili “egër”.
