Mblidhet sërish grupi parlamentar i PD-së, Agalliu: Dje nuk u morën vendime, të largohemi nga bojkoti
Ditën e sotme grupi parlamentar i PD-së është mbledhur sërish për të diskutuar në lidhje me pjesëmarrjen për zgjedhjen e presidentit.
Në një deklaratë për mediat, deputeti Arbi Agalliu, tha se në mbledhjen që u zhvilluar ditën e djeshme nuk u morën vendime ndërkohë që tha se shumica e deputetëve të PD-së morën pjesë.
Ai tha se duhet të largohemi një orë e më parë nga bojkoti.
Arbi Agalliu: Në mbledhjen e djeshme nuk është marrë vendim, ka qenë një mbledhje informuese se çfarë po ndodh. E dyta mbledhja është thirrur për të gjithë dhe të gjithë kanë qenë të mirëpritur. Kanë ardhur edhe deputetë që nuk e kanë merituar të jenë në mbledhje. Dhe e treta është se korumi ka qenë. Kemi kërkuar gjithë përfshirje, të drejtën tonë për të shprehur mendime nuk na i heqë dot askush. Alibeaj ka kërkuar që diskutimet për presidentin të bëhen në prezencë të mediave. Ne nuk po përçajmë PD po vijojmë në mënyrë zyrtare, të gjithë procedurat që ka një grup parlamentar. Duhet të largohemi një orë e më parë nga bojkoti. Një nga gabimet më të mëdha që ka bërë PD ka qenë djegia e mandateve.
