Berisha mbron "Plangprishësit e Bashës": Kthimi i Topallit, Hajdarit, Murrizit e Imamit i merituar. Bënë opozitën e vërtetë

Lideri historik i PD-së Sali Berisha tha se të rikthyerit si Myslim Murrizi, Rudina Hajdari, Jozefina Topalli, Arben Imami meritonin plotësisht vendin e tyre në PD. 

Berisha akuzoi Bashën se i bëri pusi politike pasi iu bënë atij hije.

Sali Berisha:  Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari meritonin plotësisht vendin. Në politikë nëse njeh gabimet. Je i detyruar tu japësh të drejtën atyre që nuk I pranuan ato në kohë. E njëjta gjë është me zonjën Jozefina Topalli, e cila bashkë me zotin Patozi e Arben Imami e të tjerë u asgjësuan në një pusi të shëmtuar politike u asgjësuan si politikanë në PD. E kam thënë atëherë dhe publikisht e them. Se me aktin që bëri Lulzim Basha atyre u dha të drejtën e zotit që të vepronin çdo akt politik, ti bëje të paqenë vetëm se të bënin hije ty. Kjo ishte e vërteta. Madje kthimi jo vetëm ishte i vonuar por dhe I merituar. Për kohë sa ishin ata qëndruan në opozitë të vërtetë me PD-në.

Pyetje: Po Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari bashkuan votat me Edi Ramën?

Sali Berisha: Jo! Reformën zgjedhore në kaos e futi Lulzim Basha. Nuk fajësoj fare Rudinën por Bashën.  Rudina ishte deputete. PD ishte forcë politike e kishte muskuj që nuk I tregoi asnjëherë Edi Ramës ato.  Nëse Basha nuk do të ishte ai që është më 27 prill duhej të mbushte sheshet. Kishte fakte madhore për të thënë që këto zgjedhje nuk i njoh. Më e turpshme dhe e paimagjinueshme është shuarja e komisionit të hetimit të zgjedhjeve. Nuk  ka ndodhur kurrë. U shua kur në agjendë u kërkua të hetohet Elbasani. Aty u gropos komisioni me urdhër të Bashës dhe direkt përgjegjësi ka Gaz Bardhi" 

Deklarata u be gjate konferencës për median sot në selinë e PD-së.