Vdiq në komisariatin e Kavajës, Berisha: Nuk dimë nëse i riu u vetëvra apo e varën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2022, 13:24
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për shtyp ka folur në lidhje me vdekjen e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës.
Ai tha se nuk dimë nëse i riu është vetëvrarë apo e kanë vrarë. Ndër të tjera Berisha tha qelitë në vendin tonë janë kthyer në biruca të zeza.
Sali Berisha: E kam ndjekur me vëmendje këtë tragjedi njerëzore. I riu i shoqëruar mbi bazën e një vendimi të Gjykatës gjendet i pajetë në qeli.
Autopsia tregon se kishte shenjën e një laku rreth qafe, çka flet për varje. U var apo e vari xhelati këtë nuk e di. Nuk mund të akuzoj se e vari xhelati por nuk mund të konfirmoj se vari veten. I riu nuk kishte probleme psiqike. Qelitë janë kthyer në biruca të zeza. Nuk ka vend në Europë që në një hark kohor 5 javor të regjistrojë.
