Berisha: Rama nëpërmjet Baton Haxhisë propozoi për presidente bashkëshorten e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2022, 13:36
Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u ndal disa herë në procesin e zgjedhjes se Presidentit.
Berisha tha se Edi Rama nëpërmjet Baton Haxhisë ka propozuar për presidente bashkëshorten e tij, Linda Rama.
Sali Berisha: Zhvillime të tjera ka pasur në procesin qesharak të zgjdhjes së presidentit. Ato kulmojnë deri aty, sa nëpërmjet Baton Stanishiçin, Edi Rama të propozojë për president edhe bashkëshorten e tij. A mund ta imagjinoni? A ka një zëdhënës më autentik të Edi Ramës se Baton Stanishiçi? Ai e njoftoi nëpërmjet tij. Arriti ta personalizojë në këtë shkallë një proces të rëndësishëm kushtetues, sa ta kthejë në procesin e një kuzhine familjare.
