Berisha i prerë: Kam plotësuar dokumentet e kandidimit për kreun e PD-së. S’jam Rama që shpikë rivalë
Berisha thotë se ka plotësuar dokumentet për kandidimin për zgjedhjet e kryetarit të PD që do të zhvillohen më 22 Maj.
Lideri demokrat tha se bëhen fushata të paimagjinueshme kundër kandidimit të tij pre kryetar partie, por megjithatë ai nuk do të heqë dorë.
Berisha: Dua të deoncojë fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit kundër kandidimit. A mund ta imagjinoni, se njeriu ka shpallë se do të kandidojë dhe bëhen emisione, a duhet të kandidojë Berisha. Kjo është e paimagjinueshme. Do të kandidojë, i kam plotësuar dokumentet, do i dorëzojë. Do kandidoj si dëshmi e respektit, e dashurisë e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve. nuk mund të pajtohem me situatën që ndodhet Shqipëria.
I pyetur se çfarë ndodh nëse nuk do ketë rivalë, Berisha tha: “Unë nuk jam Edi Rama që shpik rivalë. Ajo është antidemokratike. Kush të dojë, urdhëro. Nuk duan, atëherë mbetet referendumi dhe unë me datën 22 maj nëse zgjidhem, zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve. Nëse nuk zgjidhem, i nënshtrohem plotësisht verdiktit të tyre. Nuk ishte kjo kërkesa ime, por natyrisht një zgjidhje referendare më nderon shumë”.
