Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD-së, Alibeaj: Nuk ka mbledhje nesër, janë institucione paralele

Pas mbarimit të  mbledhjes të një pjese të grupit parlament të PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj ka komentuar edhe mbledhjen e Këshillit të PD-së ditën e nesërme.

Ai tha se Këshilli Kombëtar i PD-së nuk ka mbledhje ditën e nesërme dhe shtoi se bëhet fjalë për institucione paralele.

Alibeaj: Këshilli Kombëtar i PD nuk ka mbledhje nesër, nëse flisni për institucione paralele unë besoj se kjo, nuk është e udhës për këdo që flet me dashamirësi për demokratët nuk duhet të marrë veprime për ndarjen, por për bashkim real.