Kanabis në bidona plastikë, në kërkim një 39-vjeçar në Kolonjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2022, 16:33
Një 39-vjeçar në Kolonjë është shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, për veprën "Kultivimi i bimëve narkotike", në ngarkim të shtetasit B. A, banues në fshatin Taç, Kolonjë dhe po punojnë për kapjen e tij, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Taç i Sipërm, në një parcelë në pronësi të tij, u gjetën 32 bidona plastikë të përshtatur si kubikë, në katër prej të cilëve ishin kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

