Kërkohej nga Spanja për trafik droge, kapet në Vlorë 41-vjeçari, do të ekstradohet

Polica e Vlorës ka vënë në pranga, me qëllim ekstradimi, një person të kërkuar ndërkombëtarisht për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.

Blutë bëjnë me dije se ai është K. D., 41 vjeç, banues në lagjen "24 Maji", Vlorë, i cili kërkohej ishte dënuar nga autoritetet spanjolle për trafik droge.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: K. D., 41 vjeç, banues në lagjen "24 Maji", Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.” – bën me dije policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.