Rinas hapet rruga, fitojnë banorët

Pas 4 ditë protestë banorëve të Rinasit iu plotësua kërkesa për lëvizjen e qarkullimit në të dy krahët e rrugës.

Lajmin që lëvizja do të jetë e lirë u prit me brohoritje dhe duartrokitje.

"Më në fund u bë mirë për këtë fshat se ishte izoluar" thanë ata.

Fëmijët po ashtu ishin më të lumturit të cilët pas vendimit për kthimin e qarkullimit të mjeteve si më parë u rikthyen në bankat e shkollës.

Që pas vendimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar për kufizimin e lëvizjes vetëm me një sens drejt aeroportit banorët e zonës kanë protestuar ku dhe kanë bllokuar rrugën

Në mbështetje të tyre këtë të enjte ishin dhe deputetet e Partisë Demokratike.