PS: Jo një president nga opozita

Për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës, socialistët po kujdesen që të mos rrezikojnë me afatet proceduriale që të mos kenë përplasje në Kushtetuese dhe përjashtimin e Sali Berishës nga ky proces.

Ndërsa PD është e përçarë në qëndrime, grupi negociator i mazhorancës i ka të qarta udhëzimet e kryetarit të saj se si dhe për çfarë  do të negociojë me opozitën.

Sekretari  i Përgjithshëm i selisë rozë Damian Gjiknuri është e i bindur që të paktën PD do të japë kontributin e saj për profilin e Kreut të ri të Shtetit.

Damian Gjiknuri: Besoj se do të ulemi në tryezë për të diskutuar profilin e kandidatit më të përshtatshëm për president. Jam i bindur se dhe opozita do të kontribuojë në këtë drejtim”

Kreu i grupit të PS nuk e mbështet kryeministrin Rama që mazhoranca të japë votën për një President nga opozita.

Taulant Balla: "Një president nga opozita si Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar. Mjaftojnë dhe 71 vota nëse nuk ka konsensus.

Damian Gjiknuri: Nëse nuk gjen konsensus jam e bindur se PS do të ofrojë një kandidaturë shumë të denjë për postin e kreut të shtetit”

PS rezervohet të publikojë listën e propozimeve më të votuar nga deputetët e saj, por Gjiknuri nuk e përjashton mundësinë që në raundin e parë të ezaurohet edhe pa emra.

Deri me 15 maji kanidatët për kreun e shtetit do të duhet të dorëzohen në Parlament me firmat e jo më pak se 20 deputetëtve. Në raundin e parë që pritet të zhvillohet me 16 maji një kandidaturë do të duhet të marrë 84 vota.