Shkodër, 5 Maji "skuqet" dhe "nxihet". Homazhet mes tymit të djegies së gomave

Dëshmorët e Atdheut në Shkodër u përkujtuan mes tymit të të zi të djegies së mbetjeve urbane.

Kur socialistët dhe prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, përkuleshin dhe parakalonin tek Varrezat e Dëshmorëve, në sfond digjeshin goma e mbeturina.

Që situata të mos përshkallëzohej u kërkua ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për shuarjen e flakëve.

"Na nis një zjarrfikëse te Varrezat e Dëshmorëve se kanë ndezur ca goma."

Prefektja Angoni bëri përgjegjese Bashkinë dhe institucionet mjedisore në varësi të pushtetit qëndror.

"Është përgjegjësi e pushtetit vendor, është përgjegjësi dhe e jona për të marrë masat. Është shumë shqetësuese."

Skandali me djegien e mbetjeve është prezent në Shkodër prej vitesh dhe përtej paralajmërimeve të qeverisë Rama për pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit, sërish situata në shumë zona mbetet kritike.

Ndotja është sfida përballë të cilës duket se institucionet vendore e qëndrore kanë dështuar sëbashku.