"Alo! Këtu ka eshtra!" Telefonata në policinë e Vlorës e gruas nga lagjja "Kushtrimi"

Një telefonatë e mbërritur në polici ka njoftuar për zbulimin e mbetjeve kockore të dyshuara si ato të njeriut në afërsi të banesës në lagjen Kushtrimi në Vlorë.

Ka qenë një grua e identifikuar me incialet I.L që ka bërë denoncimin në sallën operative të Vlorës

“Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen "Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut” informoi sot policia e Vlorës

Gruaja thotë se kishte parë kafkën dhe mbetje të tjera kockore.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

"Alo! Këtu ka eshtra!" Telefonata në policinë e

"Alo! Këtu ka eshtra!" Telefonata në policinë e

"Alo! Këtu ka eshtra!" Telefonata në policinë e

"Alo! Këtu ka eshtra!" Telefonata në policinë e