Softa: Nëse policia s'ka lidhje të fortë me qytetarin nuk ka sukses. Arsyet që pengojnë autoritetet në punën e tyre

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme(4 maj), ku 31-vjeçari Ilvi Meta, vrau veten brenda komisariatit të policisë.

Në lidhje me këtë, eksperti i policisë, Fation Softa është shprehur se këto ngjarje duhet të parandalohet dhe se policia duhet të kontrollojë të shoqëruarit që mbërrijnë në komisariat.

Fation Softa: Këto ngjarje duhet të parandalohen. Mendoj se ajo që kemi thënë se kontrolli nga lart poshtë, deri tek punonjësi i policisë, nuk do të jetë një kontroll për zbatimin e tyre por edhe për profesionalizmin e tyre.  Një punonjës policie në momentin që pret një person të shoqëruar apo të arrestuar, gjëja e parë është procedura e rregullores dhe bën dhe evidentimin e personit, nëse ky person paraqet rrezikshmëri gjatë kontrollit, shfaq shenja të ndryshme që mund të jenë probleme psiqike apo emocionale, apo është thjesht një i ri që vjen për herë të parë në komisariat.

Ndër të tjera ai tha e policia duhet të ketë lidhje të fortë me qytetarin pasi në të kundërt nuk do të ketë kurrë sukses në misionin e saj.

Fation Softa: Nëse policia do të shkëputet nga publiku atëherë e ka humbur rolin e saj dhe misionin e saj. Nuk mund të kesh kurrë sukses në një forcë policie nëse ti nuk ke një lidhje të fortë me qytetarin shqiptar.

Softa tha se një nga arsyet që e pengon policinë të bëjë punën e saj është se kjo e fundit ka lidhje me krimin.  

Fation Softa: Ka disa arsye që e pengojnë policinë në vendin tonë të bëjë punën e saj, nj nga arsyet  është se Shqipëria është një vend i vogël dhe njohjet janë të atij niveli që deportojnë deri në struktura politike, shtetërore apo të hetimit. Kjo i trimëron ato më shumë dhe kanë mundësi që të jenë jo vetëm të armatosur por të kryejnë me qetësi veprimet.