Sportele s'ka, por radhë po/ Qytetarët: Mbetëm pas dyerve bosh, asnjë informacion
Edhe pse u mendua si një mënyrë pët të shmangur radhët e gjata e korrupsionin në sportelet e Gjendjeve Civile, kalimi i sistemit online duke mbyllur sportelet nuk po jep këto rezultate. Përkundrazi, qytetarët e kryesisht të moshuarit enden sërisht dyerve të insitucioneve në pamundësi për të përdorur aplikacionin e-Albania.
Mbyllja e sporteleve që prej datës 1 maj më shumë sesa një procedurë lehtësuese ka rikthyer radhët dhe problemet te qytetarët.
"Do të vij prapë këtu po se gjeta, nuk di ta shikoj".
Por hallet e tyre nuk i dëgjon askush.
"Duhet të merrja dokumentin që nuk kam gabime të truallit. Thotë nuk zgjidhet më këtu, vetëm te e-Albania. Nuk di ta përdor."
I vetmi udhëzim që marrin është ky.
"Kam aplikuar që më datë 29 dhe nuk kam marrë përgjigje akoma. Thonë apliko në e-Albania, unë nuk di. Nuk kam as telefon, e kam të thjeshtë."
Ata shprehen se kanë mbetur nga një zyrë në tjetrën duke mos marrë zgjidhje për problemin e tyre apo përgjigje sqaruese.
"Më dha një fletë ankese, mbushe tha dhe sille të mërkurën. Erdha dje nuk punon njeri, erdha sot nuk punon njeri, ku di unë ti bëj online."
Sipas tyre mbyllja e sporteleve nuk e shmang korrupsionin.
"Jo që nuk e lufton dot, por e shton."
Kryesisht të moshuarit janë ata të cilët e kanë më të vështirë këtë situatë e shpresojnë krijimin e zyrave të informacionit për të bërë të mundur marrjen e dokumenteve më thjeshtë.
"Nuk di të përdor telefonin".
Që prej 1 Majit, asnjë sportel nuk është më funksional. E vetmja zgjidhje është aplikacioni e-Albania, i cili sipas qytetarëve është penalizues për shumicën.
