Tentoi të fuste mallra kontrabandë në vend, në pranga 32-vjeçari në Durrës

Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka tentuar të fus mallra kontrabandë në vendin tonë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi  F. Z, i cili përballet me veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në furgonin tip “Benz”, që drejtohej nga 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, artikuj të markave të ndryshme (veshje dhe këpucë), pjesë të reja makinash dhe elektroshtëpiake, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në autoritetet doganore.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës.