Stuhi pluhuri dhe zjarre të egra në New Mexico, shihen edhe nga hapësira
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2022, 16:28
Shtylla masive tymi janë shkaktuar nga zjarret në New Mexico.
Pamjet e tyre janë kapur në imazhet satelitore pikërisht në të njëjtin moment që një stuhi pluhuri përfshiu Koloradon.
Pamjet nga Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës tregojnë momentin .
Shpërthimet e erës në Kolorado arritën deri në 97 km/h pasi stuhia e pluhurit uli dukshmërinë në pothuajse zero, ndërsa zjarret shkatërruan rreth 283 milje katrore.