Dëshmorët “pa drejtësi”, vëllai i Artan Cukut: Shteti i ka borxh drejtësinë

Vëllai i ish-kryekomisarit, Artan Cuku, i kujtoi shtetit shqiptar borxhin e pa shlyer për dënimin e autorëve të vrasjes së zyrtarit të policisë. Të akuzuarit janë lënë të lirë, ndërsa të afërmit e dëshmorit apeluan për kapjen dhe dërgimin e tyre para drejtësisë. Me rastin e 5 Majit në Varrezat e Dëshmorëve u vendosën eshtrat e tre ish-efektivëve të vrarë në krye të detyrës.

Në këtë të enjte të 5 Majit u zhvillua ceremonia ku 3 punonjësit e rënë në krye të detyrë u sollën tek Varrezat e Dëshmorëve.

Mes tyre ishte edhe i vëllai i Artan Cukut, i cili i kërkoi edhe një herë drejtësisë shqiptare të veprojë mbi vrasësin e ish-drejtorit të policisë së Vlorës.

Në ditën e dëshmorëvë ku policia kujtoi punonjësit e rënë në krye të detyrës, vëllai i Artan Cukut i bëri edhe një herë thirrje drejtësisë që të veprojmë mbi vrasësit e vëllait të tij.

Sipas Rakip Cukut, shteti shqiptar i ka borxh drejtësinë Artan Cukut.

"Vrasësit e Artan Cukut janë akoma në liri, drejtësia po vonon. Ata që ngritën armën dhe vranë shërbëtorin e shtetit duhet të japin llogari para drejtësisë. Shteti ja ka borxh drejtësinë Artan Cukut, i cili gjatë punës së tij fitoi shumë beteja me krimin."

Përveç kryekomisarit Artan Cuku në Varrezat e Dëshmorëvë u vendosën edhe 2 punonjësit e tjerë të policisë të vrarë ndër vite, Elham Elezi dhe Rufan Hakmara.

Familjarët e 2 efektivëve të rënë në detyrë Elezi dhe Hakrama u shprehen se kontributi i tyre në polici duhet të shpërblehet më shumë.

"Janë pjesë e krenarisë tonë të përbashkët, që si një mik i Elhamit, oficer i policisë së shtetit prej 24 vitesh në detyrë, të shoh dhe përjetoj me emocion këtë vlerësim të madh dhe të merituar që po u bëhet heronjve tanë. Jam sot me mesazhin e qartë: Shoqëria jonë ka një detyrim të madh për të kujtuar me respekt e përcjellë historinë e shokëve dhe kolegëve tanë të policisë së shtetit."

"Në emër të familjes ju falenderojmë nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme që i është dhënë familjes së Dëshmorit të Atdheut Rufan Hakrama dhe kryerjen e ceremonisë që eshtrat e tij të prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut."

Tre punonjësit e policisë nga kjo e enjte e 5 Majit do të prehin te Varrezat e Dëshmorëve.

Në ceremoni morën pjesë drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, ministri Bledi Çuçi si dhe drejtues të lartë të policisë.

Dëshmorët “pa drejtësi”, vëllai i Artan Cukut:

Dëshmorët “pa drejtësi”, vëllai i Artan Cukut:

Dëshmorët “pa drejtësi”, vëllai i Artan Cukut:

Dëshmorët “pa drejtësi”, vëllai i Artan Cukut:

Dëshmorët “pa drejtësi”, vëllai i Artan Cukut:

Dëshmorët “pa drejtësi”, vëllai i Artan Cukut:

Dëshmorët “pa drejtësi”, vëllai i Artan Cukut:

Dëshmorët “pa drejtësi”, vëllai i Artan Cukut:

Dëshmorët “pa drejtësi”, vëllai i Artan Cukut: