Gjirokastër, 16 vjeçari afgan ikën nga qendra ku ishte strehuar

Një 16 vjeçar, nga Afganistani, i akomoduar në "Qendrën e Dhunës në Familje" në Shqipëri është larguar nga qendra.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Ka qenë kujdestari i qendrës ai i cili ka bërë kallëzim në polici duke ngritur shqetësimin për largimin e fëmijës. Fëmija me inicialet M. N ishte vendosur në këtë qendër që prej datës 24 prill të këtij viti.

Shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen e tij.

Ndërkohë dhe një rast tjetër është referuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Shtetasi me inicialet  E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur.