Lezhë: Nxënësit shesin lule për të blerë libra
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 5 Maj 2022, 14:45
Nën tingujt e muzikës, nxënës të shkollës “Beslidhja” në Lezhë, po shesin lule në rrugët e qytetit.
Qëllimi është i qartë, të sigurojnë para për të blerë libra për Bibliotekën e shkollës së tyre.
Lulet që po i shesin i kanë mbjellë, e rritur vetë, ndaj punën e bëjnë me dashuri.
Panairi i luleve i cili është kthyer në traditë të përvitshme në Lezhë tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve të cilët u bënë pjesë e blerjeve dhe nxënësit i shitën thuajse të gjitha lulet në pak orë.
