Duke shëtitur rrugëve të Tiranës, gjenden adoleshentët e dashuruar.3 ditë të zhdukur

Çifti i të miturve rom nga Elbasani, për të cilët familjet e tyre nuk kishin asnjë informacion prej katër ditësh, janë gjetur në Tiranë.

Ora News mëson se janë gjetur afër Plazës, në rrugë duke ecur, në gjendje të mire shëndetësore.

Policia e Tiranës ka njoftuar kolegët e Elbasanit për të marrë dy adoleshentët.

Dy fëmijët nga Elbasanit thuhet se ishin në lidhje dashurie që në bankat e shkollës 9 vjeçare që ndjekin.

Familjet nuk u kishin dhënë bekimin dhe dashuria e adoleshentëve ishte e ndaluar.

Të shtunën, (30 prill) të dy dolën nga shtëpitë për të shkuar në shkollë me plan për tu arratisur.

Vajza nxënëse e klasës së 7 shkolla “Qemal Haxhihasani”, doli në pushim të gjatë dhe nuk u kthye më.

Kamera e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.

Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar.

13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para ndërsa djali nxënës i shkollës “Jorgji Dilo kishte shitur biçikletën dhe telefonin.

Kur fëmijët nuk janë kthyer në shtëpi, nena e vajzës ka bërë kallzim në polici për zhdukjen e 13 vjeçares ndërsa 15 vjeçarin e ka cilësuar të afërm.

Adoleshentët ndërkohë mësohet se të mbrëmjen e së shtunës e kaluan në banesë në Funar ku janë paraqitur si turistë.

Ndërsa prej të dielës ishin në një arrati dashurie.