Stavro: Çdo dokument me vulë elektronike ka kod, nuk ka hapësirë për falsifikime

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjel Stavro, në një intervistë për Ora News thotë se  shkarkimi i dokumentave nëpërmjet portalit e-Albania nuk ka hapësirë për falsifikime.

Ai u shpreh se "nuk ka hapësirë për falsifikime pasi çdo dokumet që është me vulë elektronike dhe dokumentet e tjera majtas poshtë kanë vulë elektronike, e cila ka një kod i cili po të skanohet me telefon automatikisht të çon në një adresë specifike dhe të shkarkon dhe njëherë të njëjtin dokument”.