Drejtori i Gjendjes civile: Do të ketë sportele për të shërbyer fizikisht
Drejtori i Përgjithshëm i gjendjes civile Vangjel Stavro në një intervistë me gazetaren Sonila Musai në Ora News foli për vendimin e qeverisë sa i përket mbylljes së sporteleve.
Ai deklaroi se o të ketë sportele të hapura të paktën për gjendjen civile dhe se ka institucione të tjera të cilat do të mbyllen plotësisht.
“Do të ketë sportele të hapura të paktën për gjendjen civile, ka institucione të tjera të cilat do të mbyllen plotësisht por gjendja civile nga 390 zyra të gjendjes civile tani do të ketë 150 sportele të hapura. Cfarë do të thotë me 150 sportele.
Do të thotë që në qoftë se në një zyrë të gjendjes civile ka 4 punonjës të cilët ofronin shërbimin për 4 shtetas tani vetëm një punonjës do të ofrojë fizikisht çdo nevojë ndërsa të tjerët do të presin aplikimet online dhe do ti aplikojnë ato në regjistrin kombëtar të gjendjes civile”.