Vasili ironizon Ramën për median: Sa më shumë biem aq më shumë vend i lirë jemi
"Sa më shumë të biem aq më shumë jemi vendi më i lirë".
Kështu i ironizon Petrit Vasili deklaratat e kryeministrit lidhur me raportin mbi lirinë e medias ku Shqipëria kishte rënë me 20 vende.
Vasili: Kemi rënë 20 vende por jemi vendi me lirinë më të madhe të shtypit dhe medias ka thënë Edi Rama.
Në një intervistën për Rtv Ora, Vasili thotë se "media në mënyrën më paradoksale është në një ditë kaq të zezë sa paradoksalisht nuk ka qenë 30 vjet më parë, veç kësaj dhe e mbërthyer në kthetrat e parave të pista dhe shantazhit".
Mosbesimin e Ramës te raportet ndërkombëtare që nuk i shkojnë për shtat, ai e komenton kështu.
Rama: Ky kryeministër është një dashnor i madh i ndërkombëtarëve, nuk qeveris me popullin por me ndërkombëtarët. Sa herë që ka hall futet ose në fustanin e ndonjë ambasadoreje ose në pantallonat e ndonjë ambasadori. Atje fshihet. Gjithmonë thotë dëgjojini ata. E mbani mend në zgjedhje, do tu heqë vizën Amerika po bëtë gjë në kutitë e votimit.
Vasili kujtoi se ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim për policët pa uniformë dhe shenja.
Vasili: Marrë shtysë nga një ish-gazetar i Ora News, kam çuar në prokurorinë e përgjithshme edhe një kallëzim tjetër për të gjithë civilët pa uniformë dhe shenja që rrëmbenin gazetarët. Edhe me armë zjarri. Xhoi Malësia është rrëmbyer në një protestë.
