“Ka dy deputetë pas e hekurave e dy të tjerë...“Tabaku: Mazhoranca s’ka legjitimitet për zgjedhjen e presidentit
Depuetja Jorida Tabaku, është shprehur se PD ende nuk e ka vendosur nëse do të marrë apo jo pjesë në procesin për zgjedhjen e Presidentit, duke qenë se Ilir Metës i mbaron mandati më 24 korrik.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, me gazetarin Everest Deda, Tabaku tha se mazhoranca nuk ka legjitimitetin për zgjedhjen e Presidentit pasi ka dy deputetë pas hekurave ndërsa dy të tjerë preken nga shpallja “Non Grata” e Aqif Rakipit.
Jorida Tabaku: PD nuk ka vendosur akoma se çfarë do të bëjë. Diskutimin që u bë në Konferencën e Kryetarëve, do e çojmë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Nuk është diskutuar as se do marrim pjesë dhe as nëse nuk do marrim pjesë. Kemi kërkuar që të merret kohë për të diskutuar me grupin parlamentar këtë proces.
Ka një artificë që përpiqet të krijojë një debat publik të paqenë por diskutimi është i tillë dhe shumë thjeshtë. Mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për zgjedhjen e Presidentit, ka dy deputetë pas hekurave dhe dy deputetë të tjerë që preken që nga vendimi “Non Grata” i Aqif Rakipit. Në këto kushte duhet të kishte një proces konsensual për zgjedhjen e të parit të vendit.
Ajo theksoi se PD nuk do të futet në këtë proces pa pasur një proces të unifikuar të grupit parlamentar të kësaj force politike.
Jorida Tabaku: Ne nuk duhet të përsërisim gabimet e së shkuarës dhe së dyti të jetë një vendimarrje e përgjithshme e grupit të deputetëve. Nuk futemi në këtë proces pa pasur një vendim të unifikuar të grupit parlamentar të PD-së.
