Elbasan: Ajo 13 vjeç, ai 15. Dy fëmijë humbin kontantet me familjen, prej 4 ditësh në arrati
Ajo është vetëm 13 vjeçe. Ai dy vite më i madh dhe vjen nga komuniteti rom.
Dy fëmijët nga Elbasanit thuhet se ishin në lidhje dashurie që në bankat e shkollës 9 vjeçare që ndjekin.
Familjet nuk u kishin dhënë bekimin dhe dashuria e adoleshentëve ishte e ndaluar.
Të shtunën, (30 prill) të dy dolën nga shtëpitë për të shkuar në shkollë me plan për tu arratisur.
Vajza nxënëse e klasës së 7 shkolla “Qemal Haxhihasani”, doli në pushim të gjatë dhe nuk u kthye më.
Kamera e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.
Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar.
13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para ndërsa djali nxënës i shkollës “Jorgji Dilo kishte shitur biçikletën dhe telefonin.
Kur fëmijët nuk janë kthyer në shtëpi, nena e vajzës ka bërë kallzim në polici për zhdukjen e 13 vjeçares ndërsa 15 vjeçarin e ka cilësuar të afërm.
Adoleshentët ndërkohë mësohet se të mbrëmjen e së shtunës e kaluan në banesë në Funar ku janë paraqitur si turistë.
Ndërsa prej të dielës janë në një arrati dashurie.
Shërbimet e policisë ndërkohë janë në alarm për ti gjetur dhe kthyer në shtëpi.
