Aksident i trefishtë në rrugën Lezhë-Milot, lëndohen dy fëmijë, dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjetet e për pasojë  janë lënduar dy fëmijë.

Këto të fundit janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.