Lea Ypi fiton çmimit Ondaatje, Yuri Kim e uron: Një nga më të rëndësishmit në botë

Ambasadorja Yuri Kim ka uruar shkrimtaren Lea Ypi lidhur me fitimin e çmimit Ondaatje dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë në Mbretërinë e Bashkuar

“Urime Lea Ypi për fitimin e çmimit Ondaatje! Ky çmim, i dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë në Mbretërinë e Bashkuar, është një nga më të rëndësishmit në botë. Urime!” – shkruan Yuri Kim.

Çmimi jepet për librat që ngjallin më së miri frymën e një vendi.

Libri tregon ardhjen në moshë të Ypit në Shqipëri në një kohë kur ishte një nga vendet e fundit staliniste në Evropë.

Kryesuesi i panelit gjykues ishte poeti Sandeep Parmar, të cilit iu bashkua autori i YA Patrice Lawrence dhe shkrimtari dhe avokati Philippe Sands.

"Duke lexuar dhe rilexuar Lirinë e Lea Ypit, ne ndjemë fort se shqetësimet qendrore të librit - politika, historia personale, vetë kuptimi i lirisë – ishin kaq tingëllues për momentin dhe kohwn tonë." Thuhet nga paneli.

Gjyqtarët e përshkruan Ypin si një mjeshtre të rrëfimeve madhështore dhe personale.