Shikoni aksidentin në autostradë, makina përfundoi e përmbysur në mes të rrugës

Një aksident i rëndë fatmirësisht pa viktima ka ndodhur pak para mesditës në vorë.

Pamjet e regjistruara nga gazetari i Ora News, tregojnë automjetin e përmbysur në mes të rrugës ne autostradën Tiranë - Durrës.

Automjeti i markës audi, sipas të dhënave paraprake është përmbysur si pasojë e shpejtësisë ndërkohë që drejtuesi ka shpëtuar pa dëme të rënda.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet ndërsa për disa minuta, qarkullimi në zonë është vështirësuar pasi automjeti i aksidentuar ka mbetur në rrugë i përmbysur.

Shikoni aksidentin në autostradë, makina përfundoi e