Njihej si kuzhinier me famë në Francë, por në realitet ai ishte një Camorra, arrestohet

Antonio Cuozzo Nasti, që besohet se ishte i afërt me klanin Giuglianese "Mallardo", ishte i arratisur që nga viti 2014. Ai posedonte dokumente false. Tani do i duhet të vuajë një dënim të mbetur prej 5 vjet e 9 muaj burg.

Ai kishte jetuar për tetë vjet në St-Raphaël, një perlë e vogël bregdetare e  Côte d'Azur  në gjysmë të rrugës midis Kanës dhe Saint-Tropez, ku me një emër të rremë, kishte ndërtuar një jetë të re.

Ai ishte një kuzhinier (gjithashtu shumë popullor me turistët) në një hotel me pesë yje.

Por ai burrë i dashur me theks napolitan, i cili e quajti veten Nunzio Palumbo, ishte në fakt Antonio Cuozzo Nasti, i arratisur që nga viti 2014 dhe i konsideruar nga hetuesit si i afërt me klanin "Mallardo" Camorra.

Tani ai duhet të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg.

Arratia e tij si rezultat i bashkëpunimit të karabinierëvve të  Compagnia di Giugliano, policisë kombëtare franceze dhe Shërbimit Ndërkombëtar për Bashkëpunimin Policor.

Ai u arrestuan në apartamentin e tij  në Frejus ku jetonte vetëm. 56-vjeçari me origjinë nga Giugliano i Campania-s, thuhet se nuk bëri asnjë rezistencë gjatë operacionit të arrestimit. Tashmë ndodhet pas hekurave dhe pret përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt Italisë.

Antonio Cuozzo Nasti, që besohet të jetë një anëtar i grupit Camorra që vepron në territorin Giuglianese që supozohet se bën pjesë në të ashtuquajturën "Aleancën Secondigliano", duhej të vuante një dënim me 16 vjet burg për shkak të dënimeve për grabitje, marrjen e mallrave të vjedhura dhe armëmbajtje pa leje (nga ky dënim ai do të shlyejë dënimin e mbetur prej 5 vjet e 9 muaj.)

 Për këtë arsye ai ishte zhdukur që nga viti 2014.