“Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, Rama: Përmbushëm amanetin. Republika jonë nuk i lë vetëm fëmijët e heronjve

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies së 11 fëmijëve të parë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Rama e cilësoi këtë si përmbushje të amanetit pasi fëmijët e heronjve nuk do të lihen asnjë moment vetëm.

Rama: Takimi i sotëm është për ta shpallur të përmbushur atë amanet i cili u kthye në zotimin tonë dhe u bë ligji i parë i këtij mandati të tretë. Sot jemi këtu së bashku për të kujtuar prindërit tuaj me fjalën e amanetit të përmbushur. Kujtimi i tyre i paharrueshëm u bë shtysa jonë e madhe por dhe e gjithë Shqipërisë , se Republika jonë nuk i lë vetëm fëmijët e heronjve dhe dëshmorëve të saj.  

Statusi i veçantë  “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” sot nuk është më një zotim por një rëndësi e veçantë e jetës sonë, tha ai.

Në takimin e posaçëm me pasardhësit e atyre që dhanë jetën kryeministri Edi rama theksoi mbështetjen financiare por edhe të punësimit

Rama: Asgjë nuk e vëvendëson dot figurën e prindit apo djalin, vëllain bashkëshortin e vetëmohuar  por dhënia e kujdesit financiar për "Femijët e Republikës" në shumicën e barabartë të pagës së prindit për fëmijën e parë dhe një përshkallëzim për fëmijën e dyt, të tretë e me radhë që bëjnë më shumë sesa një pagë, deri në moshën e përfundimit të studimeve të larta është një mbështetje kuptimplotë.

Gjithashtu sipas Ramës ata përfitojnë dhe dhënie kujdesi shëndetësor falas si në institucionet publike dhe private, shkollim me bursa të plota dhe përjashtim i plotë nga tarifat.

Me prezencën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manasatirliu Rama theksoi se komisioni i posaçëm po shqyrton dosjen edhe të fëmijëve të tjerë për tu dhënë statusin e veçantë.