Tiranë, arrestohet 27 vjeçari që shiste drogë në Bulevardin "Bajram Curri"
Nga Ora News Përditësimi i fundit 4 Maj 2022, 11:47
Policia arrestoi në flagrancë një 27 vjeçar në bulevardin “Bajram Curri” pasi gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde, e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.
Arrestimi i tij u bë i mundur në kuadër të operacionit policor të koduar "Bulevardi".
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës” informon policia e Tiranës.
Personi I arrestuar është identifikuar me inicialet K. L., 27 vjeç