Një foto me Ronaldon bëhet shkas për “përplasjen” e madhe të luftës së rusëve

Luftë e hapur në të gjitha frontet. Nuk po flasim për atë mes Rusisë dhe Ukrainës por për një tjetër, atë mes njeriut të momentit në rrjetete sociale, Hasbulla dhe rivalit të tij, Abdu Rozik. Të dy prej kohësh akuzojnë njëri-tjetrin për duelin e munguar të ringut me polemika e kundërpolemika në distancë, por Rozik ka vendosur ta çojë debatin në një nivel tjetër.

Për ta lënduar sa më shumë Hasbulla-n, Rozik ka udhëtuar në Angli për të “rrëmbyer” një foto me Cristiano Ronaldon që si ratësisht është futbollisti që Hasbulla e ka idhull të padiskutueshëm. Pasi e ka hedhur foton në rrjetet sociale, ai madje shkruan: “Nuk duhet të mendoj shumë për Ronaldon sepse unë vetë jam më i famshëm se ai”.

Hasbulla, nofka e të cilit është “Mini Khabib”, nuk e ka pritur aspak mirë. Personazhi nga Dagestani, mik i ngushtë i  Khabib, kërkon me këmbëngulje një përballje me 17-vjeçarin Rozik. Që të dy vuajnë nga një sindromë e quajtur “Growth Hormone Deficiency” dhe përplasjet e tyre në rrjetet sociale kanë ndarë botën në dy kampe.