Interi bën detyrën në Friuli dhe mban të gjalla shpresat e titullit (Video)

Ivan Perisic dhe Lautaro Martinez mjaftojnë që Interi të qëndrojë në lojë. Titulli do të luhet deri në frymën e fundit, fjalë e dhënë nga djemtë e Inzaghit që kaluan në Friuli ndaj Udineses në supërformë.

E nisën menjëherë ndeshjen me golin e kroatit e më pas e menaxhuan edhe pse Lautaro gaboi një 11-metërsh duke i lënë një shteg të hapur Udineses për të qëndruar në lojë me golin e Pussettos. Gjithsesi, deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe Interi u rikthye te fitorja që e ngjit në kuotën 75, dy pikë më pak se Milani kur duhen edhe 3 javë nga fundi.